Rusia reagon pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Ukrainë dhe deklaratave të Trump: Nuk përjashtojmë kontaktet me palën amerikane në ditët në vijim

11/03/2025 22:58

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ndaj marrëveshjes SHBA-Ukrainë për armëpushimin dhe deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se do të ketë një takim të delegacioneve nga të dy vendet.

“Ne nuk përjashtojmë kontaktet me përfaqësuesit e SHBA në ditët në vijim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Trump tha se shpresonte se Rusia do të pajtohej me një plan armëpushimi të hartuar nga zyrtarët amerikanë dhe ukrainas dhe se një armëpushim gjithëpërfshirës në luftën 3-vjeçare mund të arrihet në ditët në vijim.

Ai tha se besonte se do të fliste me presidentin rus Vladimir Putin për këtë çështje këtë javë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta