Pas Veliajt, futet në GJKKO edhe avokati i tij Joshua Roberts! Nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

11/03/2025 10:54

Pak minuta pasi Erion Veliaj mbërriti nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën e Posaçme, është parë të futet në këtë institucion edhe avokati i tij amerikan Joshua Roberts.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Roberts nuk është lejuar që të futet në seancë, ndërsa ka kërkuar që të marrë pjesë si vëzhgues. Ndërkohë Veliaj përfaqësohet nga avokati tjerët Ermir Beta.

Veliaj ka kërkuar në Apelin e GJKKO që të zbutet masa e tij e dhënë më herët, ‘arrest me burg’. Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta