Moti i keq në vend, kufizime në lundrimin e mjeteve te vogla në Durrës

11/03/2025 12:53

Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në Adriatik ka sjellë kufizime për një pjesë të mjeteve lundruese dhe anijet e peshkimit në Durrës.

Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Flota e peshkimit është kthyer në port në pritje të përmirësimit të motit në det të hapur, raporton për Top Channel, gazetarja Vali Qyrfyçi.

Kapitaneria e portit detar Durrës bën me dije se kjo situatë hidrometeorologjike nuk cenon lundrimin e trageteve që lidhin Durrësin me portet italiane të Barit dhe Ankonës e anasjelltas. Vetëm anijet e peshkimit dhe ato të tonazhit të ulët ndalohen të lundrojnë në këto kushte. Autoriteti detar ka kërkuar të merren masa sigurie nga subjektet që operojnë në det.

Era fryn në drejtimin jug-juglindje me një forcë në rritje prej 5-6 ballë në det të hapur.

Përmirësimi i situatës pritet të premten, më 14 mars.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta