EMRI/ Kapet ‘mat’ me drogë, arrestohet 28-vjeçari në Fier
11/03/2025 10:19
Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të hënë pasi është kapur me dhjetëra doza kanabisi gati për shitje.
Në pranga ka rënë shtetasi Nikolin Maka, banues në fshatin Këmishtaj, Fier.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel