Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rrallë, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare princi i Luksemburgut

10/03/2025 13:39

Princi Frederik i Luksemburgut, djali i Princit Robert dhe i Princeshës Julie, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare pas një beteje të guximshme me sëmundjen mitokondriale PolG, një çrregullim gjenetik i rrallë dhe dobësues.

Babai i tij, Princi Robert , ndau lajmin tronditës përmes një deklarate në faqen e internetit të Fondacionit POLG, një organizatë e themeluar nga vetë Frederik për të mbështetur kërkimet dhe trajtimet për sëmundjen.

“Me një zemër shumë të pikëlluar, gruaja ime dhe unë dëshirojmë t’ju informojmë për ndarjen nga jeta të djalit tonë”, shkroi Princi Robert , duke zbuluar se Frederiku vdiq më 1 mars.

Momentet e fundit të Princit Frederik u kaluan i rrethuar nga familja, duke përfshirë vëllain e tij Alexander dhe motrën Charlotte, si dhe të afërm dhe të dashurit e tjerë.

Sipas Princit Robert, Frederiku gjeti kohën për t’i thënë personalisht lamtumirë secilit anëtar të familjes, duke i lënë ata me fjalë dashamirësie, mençurie dhe madje humor, një pasqyrim i karakterit të tij të jashtëzakonshëm.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta