
Eugen Beci, ish kreu i Krimeve të Rënda, në “Top Story” foli për seancën gjyqësore ndaj Erion Veliajt që do të mbahet nesër në orën 10:00.
Eugen Beci, ish kreu i Krimeve të Rënda, në “Top Story” foli për seancën gjyqësore ndaj Erion Veliajt që do të mbahet nesër në orën 10:00.
Ai u shpreh se SPAK ndodhet mes dy zjarreve. Zjarri i parë është ai që krijoi vetë dhe zjarri tjetër është Strasburgu.
Në lidhje me juristin amerikan të kryebashkiakut, ai tha se mund ta këshillojë por nuk mund të jetë prezent në seancë, pasi do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Ne kemi një prognozë për të kuptuar se çfarë do ndodhë nesër. Ajo çka ka vendosur Veliaj ka dy elementë kryesore. Mund ti ketë përdorur për mbrojtjen juridike, dhe e dyta duhet të kuptojmë se duke qenë se kemi të bëjmë me një masë sigurimi, seanca do zhvillohet me dyer të mbyllura. S’mund të jetë si vëzhgues pasi gjyqi zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ligji mbi avokatinë shqiptare të ndërlidh që duhet të kesh një avokat shqiptar, ose të huaj por të licesuar në Shqipëri. Mund të jenë shumë të mirë për të bërë konsultime.
Nuk kemi të bëjë me një dënim. Veliaj është dëgjuar nga gjykata, ka paraqitur provat. Nesër gjyqtari i Apelit ka tre alternativa, shfuqizim, ndryshimi i masës së sigurisë dhe miratimi i masës për masën që është në fuqi. Pra nesër mund të marrë argumentime më shumë. I hap një diapazon të madh mbrojtjes për të bërë të mundur ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo nënkupton një masë më të lehtë sigurie, si “arresti në shtëpi”, detyrim paraqitje”… SPAK është mes dy zjarreve, zjarrin që krijoi vetë, që është masa e sigurisë ‘arresti me burg’ dhe zjarri tjetër është Strasburgu dhe fryma që jo çdo gjë zgjidhet me arrestime”, tha ai.
Top Channel