Situata e trazuar politike në Bosnje dhe Hercegovinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Nuk do të lejojmë shfaqjen e vakumit për sigurinë!

10/03/2025 17:13

NATO nuk do të lejojë që të shfaqet “vakum sigurise” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Ballkan, paralajmëron Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Rutte ofroi mbështetjen e tij për qeverinë e Bosnjës, mes një krize politike të vazhdueshme.

Në një konferencë shtypi, Rutte i tha presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, e përbërë nga tre liderë që përfaqësojnë boshnjakët, serbët dhe kroatët,

se “u takon liderëve politikë … të marrin përgjegjësinë e tyre këtu”.

“Duhet ta zgjidhni. Ju të tre. Ky është takimi juaj me historinë”, tha ai.

Ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vjen pasi një gjykatë në Bosnje ka dënuar presidentin serb të Bosnjës pro-rus, Milorad Dodik, me një vit burg dhe e ndaloi atë nga politika për gjashtë vjet për veprimet e tij separatiste ndërsa tensionet rriten në shtetin e brishtë ballkanik.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta