Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Posaçëm.

Sot u mbajt seanca gjyqësore lidhur me kërkesën e Xoxës për heqjen e sekuestros së dy llogarive bankare dhe shumave të sekuestruara, çështje ku është nën masën “detyrim paraqitje” dhe në arrest me burg bashkëshorti i saj.

Burime jo zyrtare në SPAK i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se ka paraqitur prova të reja ku këkrohet të mos hiqet vendimi i sekuestros.

Seanca gjyqsore është shtyrë për në ditën e mërkurë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta