Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet ditën e nesërme në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ku tha se “loja do të luhet në gjykatën e Strasburgut”.

Në lidhje me gjyqin ndaj Veliajt, gazetarja u shpreh se kryebashkiaku do të përfaqësohet nga një avokat shqiptar.

Ajo që dihet është se zyrtarisht Veliaj përfaqësohet nga një avokat shqiptar. Janë përpjekur personazhe të tjerë të marrin avokat të huaj, por në sallën e gjyqit nuk janë deklaruar të tillë. Para gjyqtarit… është më shumë për të sjellë një efekt përçues te publiku. Për të thënë se Veliaj nuk është vetëm. Mund ta analizoj që disa prej lëvizjeve Veliaj po i kryen me një lëvizje të largët.

Ne dimë që gjykata e Strasburgut është e djeshme si zhvillohet një proces. Të gjithë ata, duke pasur parasysh funksionarët e lartë, duket sikur kanë synim gjykatë e Strasburgut. Kjo të bën të kuptosh që po synon gjykatën e Strasburgut për çështje kohe”, u shpreh gazetarja.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta