Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 51-vjeçari italian në Durrës, do të ekstradohet në Venezuelë

10/03/2025 14:06

Një 51-vjeçar italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet venezueliane, u arrestua mbrëmjen e kaluar nga policia kufitare në Portin e Durrësit, me qëllim ekstradimin e tij në Venezuelë.

Shërbimet policore, bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore, kanë intensifikuar kontrollet, pasi kishin të dhëna se 51-vjeçari Antonio Goffredi, banues në Itali, po përpiqej të udhëtonte nga Durrësi me traget drejt Italisë. Si rezultat, ai u ndalua në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas i kishte caktuar në vitin 2017 me masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, sipas Kodit Penal të Venezuelës.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet venezueliane për procedurat e ekstradimit të tij.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta