Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm/ Ajola Xoxa kërkon heqjen e sekuestrimit të llogarive bankare
10/03/2025 09:53
Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Posaçëm.
Sot u mbajt seanca gjyqësore lidhur me kërkesën e Xoxës për heqjen e sekuestros së dy llogarive bankare dhe shumave të sekuestruara, çështje ku është nën masën “detyrim paraqitje” dhe në arrest me burg bashkëshorti i saj.
Burime jo zyrtare në SPAK i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se ka paraqitur prova të reja ku këkrohet të mos hiqet vendimi i sekuestros.
Seanca gjyqsore është shtyrë për në ditën e mërkurë.
Top Channel