Kuvendi nderoi me një minutë heshtje ish-deputetin Harasani, Berisha: Ju e përzutë atë, kërkoni falje! Spiropali: Mos e ktheni në debat cinik

10/03/2025 17:22

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar maxhorancën se ishin ata që e përzunë ish-deputetin e ndjerë Andis Harasani.

“Mendoj se aktet e nderimit duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andis Harasani i përkiste një plejade politikanësh të ri. E vërteta, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim , nuk mund të mohohet se ju e përzutë atë dhe duhet të kërkonit ndjesë, jo ju personalisht, por Rilindja e përzuri atë.

E kam nderuar me bindje të plotë për atë që thashë sepse një politikan që rininë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, e kam nderuar se mbeti socialist, besnik i atyre parimeve që besonte deri në ditën e fundit. Një patritot, një njeri që nuk pranoi të bënte kurrë një kompromis me të keqen siç bëtë ju. Ju garantoj se përfaqësoj mendimin e mijëra socialistëve që e prisnin sot nga ju”-u shpreh Berisha.

Në përgjigje të opozitës, Spiropali tha se largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake.

Largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake dhe elektorale. U ngritëm në këmbë për të nderuar kujtimin e tij dhe i shprehëm ngushëllimet familjes së tij”-u shpreh Spiropali.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta