
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se një kamion është përplasur me një moto dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
Viktima është identifikuar si Arben Tanushi, 51 vjeç.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel