Dy avokatët e Veliajt vizitojnë kryebashkiakun në burg, Joshua Roberts: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza…

10/03/2025 18:30

Dy avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, Joshua Roberts dhe Ermir Beta prej orës 15:00 kanë hyrë në ambientet e IEVP-së Durrës ku po zhvillojnë një takim me kryebashkiakun e Tiranës, i cili prej një muaji ndodhet në masën e sigurisë arrest në burg në Durrës.

Takimi në prag të seancës gjyqësore që do të mbahet nesër në Apelin e Posaçëm, pas ankimit të vendimit të GJKKO.

Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

“Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë,” deklaroi Roberts.

Ai shtoi se “mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë”. “Nesër do të ndjek nga afër argumentet e apelit për çështjen e Kryetarit Veliaj,” tha ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta