Aksident i rëndë në Mbretërinë e Bashkuar, përplaset një cisternë nafte me anijen e mallrave

10/03/2025 13:36

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash janë përplasur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Roja bregdetare e Britanisë ka nisur një reagim emergjent pas raportimeve për përplasjen mes një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash në Detin e Veriut, në brigjet verilindore të Anglisë.

Roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka dërguar një helikopter dhe varka shpëtimi nga qytetet e afërta, për t’iu përgjigjur incidentit.

Alarmi u regjistrua në orën 9:48 të mëngjesit me orën lokale dhe ende nuk dihet përse ka ndodhur aksidenti.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta