
Shtëpia e Big Brother ka qenë relativisht e qetë dhe mbushur me pozitivitet gjatë ditës së sotme. Një atmosferë e tillë është mundësuar nga shpërblimi që Rozana mori gjatë sfidës së “Ninxhave të Natës”, ku për një ditë banorët do të bindeshin çdo urdhri dhe dëshire të saj.
Një nga urdhrat e Rozanës ishte që meshkujt e shtëpisë të vishen si gra dhe t’u shërbejnë banoreve në çdo kërkesë. Ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë në shtëpi. Por, surprizat nuk ndaluan me kaq.
Gjatë pasdites, banorët u vendosën për të zhvilluar një sfiladë si dhe për të dhënë “intervista” dhe në një moment të papritur, Laerti dhe Gjesti shkëmbyen një puthje në buzë. Ky veprim ka qenë një nga momentet më gazmore dhe shokues për disa.
View this post on Instagram
Top Channel