
Historia, siç dihet shkruhet nga ata që fitojnë. Nuk është çudi që administrata Trump do të lërë gjurmë në të tashmen dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara, duke e formësuar shoqërinë që të jetë “më e bardhë dhe më burrërore”.
Dhe ndoshta nuk është çudi as që fituesit duan të ndryshojnë edhe të kaluarën. Pentagoni ka nisur një fushatë të madhe për të hequr fotot dhe postimet që tregojnë diversitetin në ushtrinë amerikane: dhjetëra mijëra imazhe (ndoshta deri në 100,000) do të fshihen nga faqet dhe llogaritë sociale ku ishin publikuar.
Qeveria Trump ka urdhëruar fshirjen e fotove që tregojnë diversitetin në ushtrinë amerikane, duke përfshirë fotot e ushtareve gra dhe atyre me ngjyrë.
Ky veprim është pjesë e heqjes së politikave që mbështesin grupet e diskriminuara si gratë, komunitetin LGBTQ+ dhe pakicat racore.
Rreth 26,000 deri në 100,000 fotografi mund të fshihen nga faqet dhe llogaritë e ushtrisë. Kjo përfshin foto të grave që kanë shërbyer në ushtri dhe ushtarëve me ngjyrë që luftuan gjatë periudhës së segregacionit racor.
Një shembull është fshirja e fotos së “Enola Gay”, bombarduesit që hodhi bombën atomike në Hiroshima, vetëm sepse emri i tij përmban fjalën “Gay”. Po ashtu, fotografitë e sergeante Adrian C. Gay do të fshihen për shkak të emrit të tij.
Gjithashtu, disa faqe dhe llogari në rrjetet sociale po përballen me vështirësi për t’u aksesuar, duke e bërë fshirjen më të vështirë.
Në përgjithësi, administrata Trump po mundohet të heqë çdo shenjë që lidhet me mbështetje për diversitetin në ushtri.
Top Channel