Për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri shtron iftar për myslimanët në Parlament

08/03/2025 21:45

Për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri Keir Starmer iu bashkua myslimanëve britanikë për një iftar në Westminster Hall.

Ai tha se ky ishte viti më i keq i regjistruar ndonjëherë për krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve, duke fajësuar retorikën e ekstremit të djathtë dhe dezinformimin për nxitjen e përçarjes.

Lideri britanik gjithashtu riafirmoi se palestinezëve duhet t’u lejohet të rindërtojnë dhe e cilësoi zgjidhjen me dy shtete si rrugën e vetme drejt paqes së qëndrueshme.

Kjo ngjarje e organizuar nga Grupi Ndërpartiak Parlamentar për Myslimanët Britanikë, shënoi një moment historik në politikën britanike, pasi asnjë kryeministër në detyrë nuk kishte marrë pjesë më parë në një iftar të Ramazanit me komunitetin mysliman, shkruajnë mediat.

Rreth katër milionë mysliman llogaritet se jetojnë në shtetin britanik.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta