8 Marsi/ “Progresi i grave, pasqyrë e vendit”, Rama thirrje zonjave demokrate: Burrat mbajini në shtëpi në 11 Maj, me tifozllëkun e tyre të marrin në qafë

08/03/2025 11:41

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë me rastin e 8 Marsit.

Në prag të nisjes së fushatës elektorale, Rama ka përsëritur thirrjen për gratë demokrate, atë që burrat t’i mbajnë në shtëpi në 11 maj. 

Gratë nuk janë tifoze, burrat janë skandalozë. Keni parë gra ju që të luajnë lojëra fati? Si ka mundësi që grate nuk i besojnë fatit në letra dhe në zara? Sepse gratë e ndërtojnë fatin. Unë do ta përsëris thirrjen për të gjitha gratë që burrat demokratë: burrat mbajini në shtëpi në 11 maj, jo fëmijët për të shkuar në shkollë. Se me tifozllëkun e tyre, ata janë në gjendje të marrin qafe jo vetëm veten, por edhe fëmijët edhe familjen. Shumica dërrmuese më e madhe se asnjëherë tjetër do të votojë për të ccuar Shqipërinë në BE”, u shpreh Rama.  

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se progresi i grave është pasqyrë e vendit.

Sakaq u ndal të anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se kemi mundësi reale për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të BE.

Sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në nivelet e vendimmarrjet. Një grua shqiptare që ju i keni dëgjuar të gjitha, Elena Gjika, thoshte çdo shoqëri matet e vendin që i ka rezervuar gruas. Nëse ne përpiqemi ta matim Shqipërinë, unë mendoj se i gjithë progresi në zgjerimin e hapësirës për gratë është pasqyrë kuptimplotë e progresit që ka bërë Shqipëria.

I kemi arsyet për të qenë më krenarë se gjithë të tjerët. Duke vazhduar, ajo thotë, “të fitosh dhe të luftosh për gratë, do të thotë të luftosh dhe fitosh edhe për burrat”. Midis dy kufijve ka një dallim. Kur gratë janë të forta, burrat janë të fortë dhe të urtë. Kur gratë janë të dobëta, burrat janë të dobët, por shumë agresivë. Besoj që duke zgjeruar hapësirën për gratë, duke fuqizuar ato, duke u dhënë më shumë vend në nivelet e përfaqësimit, ne së bashku luftojmë për ti bërë burrat më të vetëdijshëm, më të arsyeshëm, dhe më të urtë në kuptimin e mençurisë, jo të lepepeqes“, tha Rama.

Top Channel