
Presidenti Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i ka dërguar një letër udhëheqësve iraniane të enjten, duke shpresuar që ata të bien dakord të bisedojnë.
“Thashë shpresoj që do të negocioni, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin,” tha Trump në një intervistë për Fox Business Network që u transmetua të premten.
“Mendoj se ata duan ta marrin atë letër. Alternativa tjetër është që duhet të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lejojmë një armë bërthamore tjetër.”
Letra duket se ishte drejtuar liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese në lidhje me këtë, raportoi Reuters.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, diskutoi përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur situatën rreth programit bërthamor të Iranit me ambasadorin iranian Kazem Jalali, tha ministria e Jashtme ruse të premten.
Top Channel