Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me ministrat dhe grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Sipas informacioneve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në mbledhje po bëhet analizë e punës së deritanishme të çdo ministrie.

Ndërsa na ndajnë pak javë nga zgjedhjet parlamentare, në këtë mbledhje me dyer të mbyllura po diskutohen sfidat për muajt në vazhdim deri në 11 maj, mënyrat e komunikimit gjatë javëve në vazhdim, si dhe fjalët kyçe që do të përdoren në fushatë.

Takimi me ministrat dhe grupin parlamentar do të mbahet edhe nesër.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta