
Kryeministri Edi Rama ka përmendur sulmet ndaj tij dhe familjes gjatë rubrikës “Sy m’Sy”.
Ai tha se arsyeja pse duron poshtërsitë është që të plotësojë synimin e uljes së Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Evropian.
Rama: Dua që Albania të vendoset në atë tryezë dhe jo të hiqet sa herë na ftojnë dhe vijojnë mbledhjet. Çdo shqiptar dhe shqiptare është i barabartë mes të barabartëve dhe s’ka mundësi më askush ta shikojë nga lart poshtë, kjo është arsyeja pse unë i duroj të gjitha llojet e poshtërsive, maskarallëqeve që me hidhen orë e çast mbi fytyrë, edhe familjes sime më keq akoma.
Të marrësh hak në këtë mënyrë të ëmbël është që t’i japësh fund qytetarëve të dorës së dytë. Gjithë çfarë na ka ndodhur në histori ku jemi përçmuar dhe nëpërkëmbur sa nga të huajt, sa nga vetja, ta lëmë pas duke marrë hak, për fëmijët tanë të cilëve mund t’u japin jo pas 20 vitesh me një mandat BE, 4 vite, e kuptoni sa tragjike do të ishte ta humbnim këtë oportunitet duke u mbytur me një lugë në ujë.
Top Channel