Rama publikon tabelën e UN Tourism: Shqipëria, vendi me rritjen më të madhe të turistëve për 2024-ën

05/03/2025 09:54

Kryeministri Edi Rama publikoi sot tabelën e UN Tourism, Organizata Botërore e Turizmit, ku janë anëtare të gjitha shtetet e Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është në krye të listës, si shteti me rritjen më të madhe të turistëve në vitin 2024, duke lënë pas të gjitha vendet e tjera.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë tabelë, që s’është imja, s’është jona, po e UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë krejt shtetet e OKB, e të dhënat e së cilës janë botërisht të respektuara; me Shqipërinë që zë vendin që shihni si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, një zhvillim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta