Mashtroi emigrantin shqiptar në Greqi se do e pajiste me letra dhe i mori para, procedohet 48-vjeçarja në Vlorë

05/03/2025 14:30

Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Fiks Fare”, të rastit të shtetasit shqiptar A. L. (emigrant në Greqi), i cili i kishte dhënë një shumë të konsiderueshme parash, shtetases M. Th., 48 vjeçe, duke u mashtruar nga kjo e fundit, se do ta pajiste me dokumente greke, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 48-vjeçares.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u procedua penalisht, për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasja M. Th.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të dokumentuar raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë kjo shtetase.

Policia e Shtetit falënderon stafin e emisionit “Fiks Fare”, për denoncimin e rastit, si dhe fton median dhe qytetarët që vijojnë të denoncojnë te strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie që hasin. Policia e Shtetit garanton reagim të shpejtë, të paanshëm dhe konfrom ligjit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta