Lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump dhe Trudeau pritet të kenë një telefonatë për të negociuar tarifat

05/03/2025 18:45

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau pritet të flasin në telefon, pasi tarifat amerikane prej 25% mbi importet nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi.

Tarifat u vendosën pasi Trump pretendoi se dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk po bënin mjaftueshëm për të frenuar rrjedhën e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë në vendin e tij.

Kanadaja njoftoi menjëherë se do të vendoste tarifa përkatëse, me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, për importet amerikane, duke bërë që Trump të kërcënojë se do të përshkallëzojë tarifat.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi komunikimin e supozuar mes dy liderëve.

Tarifat e Trump fillimisht ishin projektuar të hynin në fuqi në fillim të muajit shkurt por në minutat e fundit të hyrjes në fuqi të taksave presidenti me anë të lidhjes telefonike arriti një marrëveshje me liderët e Kanadasë dhe Meksikës, përkatësisht Justin Trudeau dhe Claudia Sheinbaum.

Dy shtetet pranuan të përmbushnin kërkesat e Trump: rritjen e numrit të forcave në kufi dhe krijimin e grupe të posaçme për lokalizimin dhe arrestimin e grupeve që fusin substancën narkotike të fentanilit në SHBA.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta