
Zyrtari me i lartë për industrinë në Bashkimin Europian thotë se prodhuesit e makinave evropiane janë në rrezik vdekjeprurës, ndërsa blloku nisi të mërkurën një plan për të shpëtuar sektorin që ka 13 milionë punëtorë.
Por me mbylljen e fabrikave dhe tarifat e Trump, industria përballet me rreziqe në rritje dhe ka kërkuar që Brukseli të veprojë urgjentisht.
“Është e qartë se shitja e automjeteve elektrike është në stanjacion apo edhe në rënie në disa sektorë, kështu që ne duam të rrisim tregun dhe të krijojmë kërkesa të reja. Ne do të ofrojmë stimuj për industrinë”, thotë Stephane Sejourne, shefi i industrisë së BE.
Projekti përfshin rritjen e kërkesës për automjete elektrike duke ofruar më shumë mbështetje për bateritë “Made in Europe”.
“Ne gjithashtu do ta mbrojmë këtë sektor nga konkurrenca e pandershme jashtë vendit. Ne kemi masa për makinat kineze dhe do të duhet të vendosim kufizime për komponentët e makinave. Disa prej tyre tani duhet të bëhen në Evropë. Aktualisht jemi duke punuar në këtë listë”, shton më tej ai.
Evropa nuk e ka “humbur” betejën për makinat elektrike, këmbënguli Sejourne, pasi industria e bllokut përballet me konkurrencë të ashpër nga prodhuesit kinezë.
“Është e qartë se në Shtetet e Bashkuara dhe Kinën makinat funksionojnë në mënyrë autonome, dhe në një sërë qytetesh po kryhen teste në shkallë të plotë dhe ne jemi duke mbetur seriozisht prapa”, thekson ai.
Brukseli po shqyrton se çfarë “obligimesh” t’u vendosë kompanive për t’i detyruar ato të blejnë më shumë makina elektrike. BE do që dekarbonizimi të shkojë paralelisht me forcimin e konkurrencës — që do të thotë prodhim më i madh në Evropë. BE-ja do të prezantojë një ligj që kërkon kërkesa evropiane të përmbajtjes për qelizat dhe komponentët e baterive në automjetet elektrike të shitura në BE. Gjithashtu se infrastruktura aktuale e karikimit është e pamjaftueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, gjë që industria thotë se është një pengesë për shitjet. Komisioni tha se japë 570 milionë euro për të përmirësuar rrjetin e karikimit
Top Channel