
04/03 23:09
Presidenti, Donald Trump nuk ka vonuar për t’iu përgjigjur konferencës së kryeministrit kanadez Justin Trudeau, duke ironizuar vendimin e Kanadasë për tu përgjigjur me tarifa.
“Ju lutemi shpjegojani “Guvernatorit” Trudeau, të Kanadasë, se kur ai vendos një tarifë hakmarrëse për SHBA-në, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me një shumë identike!”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Titulli “Guvernator” është përdorur nga presidenti amerikan që nga marrja e detyrës pasi ai ka përsëritur disa herë që dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, diçka që Trudeau e refuzoi ashpër në konferencën e tij për shtyp.
Top Channel