
04/03 10:11
Mélanie Joly, ministrja e jashtme kanadeze, tha se vendi i saj kishte përgatitur një paketë gjithëpërfshirëse kundër-tarifash në përgjigje të kërcënimit të Trump për një taksë prej 25% mbi importet kanadeze.
Trump tha sot se tarifa do të hyjë në fuqi ditën e martë.
Joly tha se Kanadaja mund të vendosë tarifa hakmarrëse deri në rreth 107 miliardë dollarë importe nga SHBA.
“Ka një nivel të paparashikueshmërisë dhe kaosit që del nga Zyra Ovale dhe ne do të merremi me të”, u tha Joly gazetarëve pas njoftimit të Trump për tarifën ndaj Kanadasë.
Top Channel