
Tashmë kanë mbërritur në Greqi ministrat e Partisë Socialiste, teksa më pas pritet mbërritja e kryeministrit Edi Rama.
Ata ndodhen në shtetin fqinj në Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve. Të parët që kanë mbërritur kanë qenë Bledi Çuçi, Taulant Balla, Mirela Kumbaro, Anila Denaj dhe Ogerta Manastirliu.
Më shumë se 70 kompani shqiptare marrin pjesë në panairin e punës që zhvillohet në Athinë.
Për herë të parë ky event u organizua në një vend ku jetojnë mijëra shqiptarë. Sipas organizatorëve aktiviteti u konceptua në mënyrë të tillë që t’iu jepet mundësia kompanive shqiptare të kërkojnë dhe gjejnë fuqi punëtore mes mijëra emigrantëve që jetojnë në Greqi.
Gjatë këtij aktiviteti do jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili do t’iu bëjë thirrje emigrantëve që dëshirojnë të kthehen në vendlindje t’i bashkohen tregut të punës në Shqipëri.
Top Channel