“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444

02/03/2025 11:26

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot ngjarjen historike të 2 marsit 1444, Besëlidhjen e Lezhës, dhe prijësin e saj, heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Ai risolli në vëmendjen mesazhin historik të Kuvendit të Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, teksa shtoi se ai nuk e ka humbur kurrë rëndësinë e tij.

“581 vite më parë, nën udhëheqësinë e Gjergj Kastriotit, u mbajt Kuvendi i Lezhës, i cili shënoi krijimin e një aleance të fuqishme politike e ushtarake për t’iu kundërvënë pushtimit e mbrojtur trojet e të parëve.

Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Shqipëria bëhet më e fortë, më e sigurt dhe më e begatë nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i energjive pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë”, shkroi Presidenti Begaj ne llogarinë e tij në rrjetin social në facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA