SPAK dhe policia operacion në disa qytete, GJKKO lëshon 10 masa sigurie! Në pranga shefi i krimeve në Himarë dhe Lushnjë
02/03/2025 08:37
Prokuroria e SPAK, në një operacion të përbashkët me AMP dhe Policinë e Shtetit ka lëshuar 10 masa sigurie.
Nga operacioni janë kryer disa kontrolle në qytete si Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës.
Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë, për disa akuza
Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.
Erdit Hazizaj është personi i tretë i shpallur në kërkim nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.
I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi.
Top Channel