
Primaret e organizuara nga Partia Demokratike kanë sjellë përplasje në qarkun e Fierit.
Drejtuesi politik i këtij qarku, Gazment Bardhi ka debatuar sot gjatë me deputetin e zonës, Luan Baçi lidhur me të drejtën e votës së anëtarësisë në këto primare.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë procesit që po zhvillohet në selinë blu, Bardhi nuk ka pranuar që në votim të marrin pjesë anëtarët e regjistruar në PD pas vitit 2021.
Kjo është kundërshtuar ashpër nga deputeti i Fierit, Luan Baçi, dhe të dy i janë drejtuar selisë së PD-së në qytet ku kanë debatuar me tone të larta.
Mësohet se Bardhi ka pasur edhe një konflikt me komisionin e votimit pikërisht për këtë çështje, duke i akuzuar ata si njerëz të vendosur nga Luan Baçi.
Në degën e PD Fier janë të regjistruar rreth 7 mijë anëtarë partie, por pjesëmarrja në procesin e primareve deri në orët e drekës ishte shumë e ulët në të gjithë qarkun.
Top Channel