“Nuk kam oksigjen”/ Protesta në Greqi “zgjatet” deri në qytetin e Korçës

28/02/2025 16:34

Qytetarë të Korçës janë bashkuar në një tubim paqësor në qendër të qytetit në shenjë solidariteti me familjarët e viktimave të aksidentit të trenave ndodhur dy vite më parë në shtetin fqinj.  

Dy vite nga tragjedia si pasojë e të cilës humbën jetën 57 personave mes të cilëve edhe 5 studentë shqiptarë, një grup qytetarësh zhvilluan para Katedrales “ Ngjallja e Krishtit” tubimin “Nuk kam oksigjen” duke apeluar për zbardhjen e së vërtetës.

Prej dy vitesh familjarët e viktimave janë ende në pritje të përfundimit të hetimeve dhe zbardhjes të së vërtetës për shkakun e aksidentit që mori 57 jetë njerëzish shumica prej të cilëve studentë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta