Konferenca e gjykatave kushtetuese/ Gjykata shqiptare në krye të organizimit europian, Kosova pranohet anëtare

28/02/2025 15:25

Nga anëtare në presidente. Shqipëria u zgjodh për herë të parë në krye të konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane deri më 2027.

Gara në fakt nuk ka qenë e lehtë por patëm vlerësimin e GJykatave kryesore Kushtetuese Europiane në maj të vitit të kaluar kur na dhanë besimin për të marr presidencën e Gjykatave Kushtetuese Europiane”-shprehet Holta Zaçaj kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Në sajë të drejtimit të kësaj organizate të rëndësishme prej Gjykatës Kushtetuese shqiptare,  u zhvillua në Tiranë takimi përgatitor i kryetarëve për Kongresin e XX. Kryetarja Holta Zaçaj  me marrjen e detyrës së re, ndjen jo vetëm një vlerësim për Shqipërinë por edhe përgjegjësi të madhe, që me bindje të plotë siguron se do çojë më tej vizionin e CECC-së në të ardhmen.

Ishte një mënyrë për të çertifikuar faktin se drejtësia kushtetuese në Shqipëri është në rrugën e duhur, në funksionalitet të plotë, garante e Kushtetutës së vendit. Ajo që është e rëndësishme që ne nuk funksionojmë më të izoluar. Ne nuk jemi më një gjykatë e vogël e një shteti të vogël, por jemi një gjykatë që merr pjesë dhe kontribuon e barabartë në zhvillimet kryesore demokratike në përballje me sfidat e gjithë Europës e pse jo gjithë botës”.

Gjatë mbledhjes me praninë e delegacioneve të huaja të nivelit të lartë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës u votua si anëtare me të drejta të plota pas 14 viteve refuzim, duke ju bashkuar përbërjes së Konferencës së Gjykatave Europiane.

Kosova u pranua pas një përpjekjeje prej 14 vitesh. Aplikimi i parë ka qenë që në 2011. Jam shumë e emocionuar që kam dhënë dhe unë drejtimin tim të vogël në këtë drejtim. Kjo organizatë e pranoi Kosovën si anëtare me të drejta të plota dhe që sot ajo do të ketë mundësi të kontribuojë por dhe të përfitojë nga njohuria e përbashkët e ndarë përmes forumit të kongresit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA