Starmer paralajmëron Trump: Kemi nevojë për sigurinë e SHBA-së për të frenuar Putinin

27/02/2025 08:31

Kryeministri i Britanisë Sir Keir Starmer, ka paralajmëruar Presidentin Trump se Rusia do të “kthehet përsëri” nëse SHBA-ja nuk ofron garanci sigurie për ushtarët evropianë që janë të stacionuar në Ukrainë pas një mundësie armëpushimi.

Starmer tha se kishte marrë vendimin për të dërguar trupa në Ukrainë, bashkë me ushtarët nga Franca dhe shtete të tjera evropiane, me kusht që të ketë një “garanci sigurie” nga SHBA-ja.

Para takimit me Trump në Uashington të enjten, Starmer theksoi se “paqja e qëndrueshme” nuk mund të ndodhte pa mbështetje nga SHBA-ja dhe se ishte e nevojshme një mjet efikas për të frenuar Presidentin Putin.

Ndërkohë që SHBA-ja ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, Britania dëshiron që SHBA-ja të ofrojë mbështetje ushtarake, duke përfshirë mbrojtje ajrore.

Trump sinjalizoi të enjten se mbështetja e SHBA-së do të kishte kufij. Ai tha se nuk do të bënte “shumë” për të ofruar garanci dhe se ishte detyrë e shteteve evropiane të merrnin përgjegjësinë.

Pas takimit me Starmer, Trump i tha kabinetit të tij se Bashkimi Evropian ishte “formuar për të shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara” dhe paralajmëroi se tarifa prej 25% për mallrat evropiane, përfshirë makinat, do të futen së shpejti.

Pritet që Presidenti Zelensky të takohet me Trump të premten dhe të nënshkruajë një marrëveshje që do t’i jepte SHBA-së të drejta mbi mineralet në Ukrainë, ndërsa perspektiva e një armëpushimi bëhet gjithnjë e më afër. Një draft i marrëveshjes nuk përfshin garanci sigurie, por Trump ka sugjeruar se kjo mund të vlejë rreth 350 miliardë dollarë për SHBA-në.

Starmer bëri një apel të drejtpërdrejtë ndaj Presidentit amerikan para takimit dhe tha se ai mund të besonte në SHBA. “Arsyeja pse them se garancia sigurie është kaq e rëndësishme është se ajo duhet të jetë e mjaftueshme për të frenuar Putinin të kthehet përsëri,” tha ai

Ai tha se Trump e kishte pranuar se Rusia ishte “agresori”, pavarësisht se Presidenti amerikan kishte lavdëruar vazhdimisht Putin dhe kishte pohuar se Ukraina kishte nisur luftën. Po ashtu, SHBA-ja kundërshtoi një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që kritikonte Rusinë këtë javë.

Rusia ka thënë se nuk do të pranojë praninë e trupave britanike në Ukrainë si pjesë e një misioni paqeruajtës. Starmer tha: “Unë nuk po përgjigjem ndaj Putin. Po shqyrtoj se si mund ta ruajmë paqen në Evropë dhe si mund të arrijmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.”

Britania është duke përgatitur planet për dërgimin e një force prej 30,000 ushtarëve britanikë dhe evropianë në qytete, porte dhe qendra infrastrukture në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA