EMRI/ Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar në Gjermani, qëllohet me armë jashtë ambienteve të Gjykatës, plagoset babai dhe vëllai i autorit të dyshuar
26/02/2025 16:31
Të shtëna me armë janë shënuar jashtë sallës së gjyqit në Gjermani, ku po vazhdon procesi për vrasjen fatale të një boksierit shqiptar Besar Nimani.
Nimani u qëllua për vdekje teksa po darkonte në një kafene në Gjermani pranverën e kaluar. Një nga vrasësit e tij është ende në arrati.
Sipas BILD, nga të shtënat janë plagosur babai dhe vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit.
Top Channel