Kritikat ndaj SPAK, Dumani: Jemi institucioni më i kontrolluar, edhe Kuvendi ka mundësi të monitorojë punën tonë

26/02/2025 11:55

Kreu i SPAK, Altin Dumani i dha një përgjigje kritikëve edhe për faktin nëse SPAK është një institucion i kontrollueshëm.

Duke folur në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, ai u shpreh se një numër i madh institucionesh e monitorojnë punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Ne jemi institucioni më i kontrolluar dhe më i monitoruar. Ne kemi një kontroll të brendshëm, për shkak të parashikimit në ligj. Edhe në praktikë, jemi shumë të vëmendshëm edhe karshi çdo shkelje të ligjit nga prokurorët e SPAK, BKH dhe administrata jonë. Ne hetojmë edhe njëri- tjetrin. Ne kontrollohemi nga gjykatat e të gjitha niveleve, shkalla e parë, Apeli, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese”-tha Dumani.

“Ne kontrollohemi edhe nga KLP. ne kontrollohemi nga ILD-ja. Siç kontrollohet çdo prokuror i prokurorisë së përgjithshme, kontrollohen edhe prokurorët e SPAK. Ne raportojmë në Kuvend mbi ecurinë e institucionit, duke dhënë një panoramë të plotë të punës 1 vjeçare. Ne propozojmë si mund të zgjidhen problematikat. Kuvendi ka mundësi që të kontrollojë punën e SPAK. Në raportin vjetor që ne bëjmë është edhe si janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit. Këtë vit sa i takon miratimit të strategjive, i kemi përmbushur të gjitha rekomandimet. Ne jemi institucioni më i kontrolluar në Republikën e Shqipërisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA