Aksident në Durrës! Tentoi të kalonte makinën në kahun tjetër të lëvizjes, shoferi përplas mjetin tjetër
26/02/2025 19:38
Një aksident automobilistik ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar të Durrësit.
Një automjet tip “Renault” teksa bënte manovra për t’u kthyer në kahun tjetër të lëvizjes është goditur nga një mjet tip “Ford Fiesta”.
Për pasojë është bllokuar qarkullimi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, aks që lidh rrugën e Dëshmorëve me stadiumin.
Paraprakisht nuk deklarohet për të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e policisë rrugore për të kryer veprimet përkatëse dhe kthyer në normalitet qarkullimin në këtë aks.
Top Channel