Vrasja e 67-vjeçarit në fshatin Zhejë të Kurbinit/ Arrestohet autori i dyshuar, gjendet arma e zjarrit

25/02/2025 16:33

Autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit në fshatin Zhejë të Kurbinit ka rënë në prangat e policisë disa orë pas ngjarjes.

jatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga Dashnor Tota 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë.

Në momentin e kapjes nga Policia, Totës i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin Dodë Mamli, për motive pronësie.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.

Sipas policisë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA