
Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe materialet e publikuara dje në media, ku pretendohet prokurori i SPAK është përplasur me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeministri Rama theksoi se SPAK u krijua nga vullneti i PS, por duhet respektuar kushdo që merret në pyetje.
“Por, ama duhet dhe integriteti; Të respektohet kushdo që merret në pyetje. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK dhe ju e dini shumë mirë se çfarë them. Ama pavarësia kjo nuk mjafton, duhet profesionalizmin dhe integriteti. Pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që godet majtas e djathtas duhet ruajtur të gjitha principet e kulturës së bashkëjetesës Europiane”, deklaroi Rama.
Më tej, Kryeministri nënvizoi se “respekti është një pikë problematike e SPAK”. “Ka të bëjë me respektin për tjetrin me respektin për prezuminin e pafajësisë, me respektin për këdo qoftë që bëhet pjesë e një procesi hetimi, qoftë edhe që pyetet si një person që mund të dijë diçka sepse cilido qoftë është i barabartë me këdo qoftë aty te stacioni i trenit dhe kushdo qoftë aty te stacioni i trenit që merr në pyetje cilindo, duhet ta ketë̈ parasysh se duhet ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe te mungesa e vlerësimit bazik të të drejtës dhe lirisë kushtetuese të gjithsecilit që të ndihet I barabartë nën qiellin e kësaj republike përballë kujtdo që përfaqëson shtetin”, komentoi Rama zhvillimet e fundit.
Top Channel