“Veliaj po kërcënon prokurorin Olsi Dado”, Berisha: Është mesazh për dëshmitarët ‘po folët, e keni personale me mua’

24/02/2025 13:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po kërcënon personalisht prokurorin e SPAK, Olsi Dado.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se mesazhet që po jep Veliaj shkojnë për dëshmitarët, të cilët mund të dëshmojnë kundër tij.

“Dënoj kërcënimin personal të Veliajt ndaj Olsi Dados. Jam kundër do kërcënimi personal se pastaj është vetëgjyqësi, është me banda. Mesazhi që jep ky hajdut që ka hyrë në analet botërore si një nga hajdutët më të këqinj në Europë, dhe e shoqja e tij si Lajla Assad, është mesazhi i kërcënimit me jetë i dëshmitarëve. Kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht. Kërcënimi personal është për dëshmitarët që “po folët, do ta keni personale me mua”. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se sa ky. PD po shqyrton modalitetet për ta paditur për pengim drejtësie dhe kërcënim i dëshmitarëve”, tha Berisha.

“I them Erion Veliajt që me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do të përgjigjesh shumë rëndë. Po të jetë puna për ata skapistë, ata të kursyen ty djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston, 5D që vetëm hoteli i qelqtë kushton 75 milionë euro. Dënoj këtë akt, dënoj heshtjen e Ramës, të cilit nga mëngjesi deri në darkë nuk i pushon goja dhe nuk gjeti tre fjalë për ta dënuar këtë akt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA