Shqipëria, në krah të Ukrainës/ Kuvendi dhe ambasada e Ukrainës përkujtojnë luftën 3-vjeçare, të ftuar personalitete të kulturës

24/02/2025 19:29

Tre-vjetori i fillimit të luftës në Ukrainë u kujtua këtë të hënë edhe në vendin tonë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës organizuan në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.

Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar disa veprimtari, në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën e drejtë të Ukrainës, por edhe për tragjeditë njerëzore, vuajtjet, sakrificat e pasojat e tjera në popullsinë civile.

Kuvendi ka miratuar Rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka shprehur mbështetje për Parlamentin e Ukrainës; sanksionet ndaj Rusisë, si dhe ka marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA