“Paqja nuk nënkupton dorëzimin e Ukrainës”/ Macron nga Shtëpia e Bardhë: Ndajmë të njëjtat pikëpamje me presidentin Trump

24/02/2025 23:02

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai dhe Presidenti Donald Trump bënë “hapa thelbësorë përpara” gjatë takimit të tyre të sotëm, duke theksuar dëshirën e tyre të përbashkët për të arritur marrëveshje paqeje, por duke paralajmëruar se kjo nuk do të ndodhë duke detyruar Ukrainën të dorëzohet.

“Kjo paqe nuk duhet të nënkuptojë një dorëzim të Ukrainës. Nuk duhet të nënkuptojë një armëpushim pa garanci. Kjo paqe duhet të lejojë sovranitetin ukrainas dhe të lejojë Ukrainën të negociojë me palët e tjerat”, tha Macron në konferencën e përbashkët të shtypi me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Përgëzoj presidentin Trump për vendimin e tij për të punuar me Presidentin Zelensky për të arritur marrëveshjen e mineraleve të rralla që është kaq e rëndësishme për SHBA-në dhe Ukrainën, por edhe duke pasur biseda thelbësore me presidentin Zelensky, të cilat janë angazhim i madh për sovranitetin e Ukrainës”, shtoi Macron.

Presidenti francez se pasi fola me Presidentin Trump, beson plotësisht se ka një rrugë përpara, duke thënë se ata ndajnë të njëjtat pikëpamje për krijimin e një paqeje të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA