Dosja për Veliajn/ Hetimet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deputetja e PS Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

24/02/2025 11:58

Deputetja e PS, Klotilda Bushka është paraqitur në SPAK këtë të hënë.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes Bushka.

Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA