Ylli i Hollywood-it, Tom Hardy, ka preferuar të mbulojë fytyrën teksa shëtiste qenin e tij.

Aktori i njohur nga filmi “Venom” është parë disa herë në jugperëndim të Londrës, duke shëtitur qenin e tij, Blue, një bulldog francez.

Ky vend ishte më shumë se 30 milje larg nga shtëpia e tij, që ka një vlerë prej 5 milionë paund, ku jeton me gruan e tij, Charlotte Riley.

Banorët e zonës e kanë njohur menjëherë, kur qeni i tij, Blue, i doli nga kontrolli dhe Tom, 47 vjeç, ishte i detyruar të hiqte maskën që mbante.

Tom është një vizitor i zakonshëm këtu. Njerëzit po flasin që është shumë larg nga shtëpia e tij. E kanë parë herët në mëngjes. Është një situatë e çuditshme.”- ka deklaruar një banor sipas The Sun.

Dëshira e Tomit për të shëtitur qenin e tij ishte e dukshme edhe në mbrëmjen e Shën Valentinit, kur ai erdhi me një Audi RS Q8, që ka një vlerë prej 150,000 paund. Tom, baba i tre fëmijëve, u martua me Charlotte-n në vitin 2014, pasi ishin njohur gjatë xhirimeve të filmit “Wuthering Heights”.

Në Britani, ai është i njohur kryesisht për rolin e Alfie Solomons në serialin e famshëm të BBC-së, “Peaky Blinders”, por gjithashtu fitoi një nominim për çmimin Oscar për rolin në filmin “The Revenant” në vitin 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA