
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars në Greqi.
Një komentues shprehet se askush nuk kthehet nga emigrimi pa rritur më parë pensionet dhe rrogat, dhe Rama dha këtë përgjigje.
“Sot postuam njoftimin për Panairin e parë të Punës në Athinë në 2 mars dhe ka pasur komente nga më të ndryshmet, siç është dhe krejt e natyrshme dhe pozitive që të jenë sepse ndryshe nuk kemi mundësinë që t’i diskutojmë siç duhen gjërat.
“Nuk kthehet asnjë”. Këtu e ke gabim e dashur Dori sepse ka plot që kthehen. E ke parë ti që u del llogaria më mirë në fund të vitit, sidomos kur kursimet andej investohen këtej në fshatin e tyre për një fermë, për një agroturizëm, për një linjë përpunimi. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment sepse po të jap një shembull konkret. Shumëkush thotë “Dua pension europian në Shqipëri”, por sigurimet shoqërore i ka paguar të tëra këto vite në Greqi dhe nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë apo me plot vende të tjera, që të mund t’i japim një pension siç e dëshiron këtu në Shqipëri, por ama, mos harro që kur erdhëm ne në detyrë, jo që nuk kishte fare nga këto marrëveshje, Shqipëria nuk kishte fytyrë që të ulej si e barabartë në tryezë më te tjerët”-shprehet Rama.
Top Channel