Sherr me pronarin e lokalit, mori armën për ta qëlluar! Kapet 54-vjeçari në Shkodër
22/02/2025 14:32
Një 54-vjeçar u vu në pranga pas një konflikti në Shkodër.
Vedat Hoxha u përplas me pronarin e lokalit ku ndodhej dhe pas debatit, u largua duke u rikthye më pas me një armë zjarri kallashnikov me vete.
Në atë moment, njofton policia, në lokal mbërritën dhe shërbimet e Policisë, të cilët ndërhynë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë.
Hoxha, në pamundësi për t’u larguar, ka hedhur armën në tokë. Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit dhe municionin luftarak.
Ndërkohë, pronari i lokalit, 36-vjeçari me iniciale G. H., 36 vjeç, u vu nën hetim për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Top Channel