
Një 48-vjeçar, që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal për prodhimin e lëndëve narkotike, është arrestuar këtë fundjavë në Tiranë.
Orges (Dritan) Jahelezi ishte shpallur në kërkim pasi SPAK e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
“Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Tempus’, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap 48-vjeçari”, thotë policia.
Top Channel