Safet Bajri, që dyshohet se planifikoi dhe organizoi vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, u arrestua pasi ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg në mungesë.

Ndaj tij, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit rëndojnë akuzat: vrasje me paramendim, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Nga hetimet, thotë SPAK, janë mbledhur prova se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10 gusht 2018 në qytetin e Shkodrës vrasjen me armë zjarri të Fatbardh Licit, i afërm i shtetasit Ibrahim Licit. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që Behar Bajri i bën Ibrahim Licit për vrasjen e të njohurit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA