
Tuneli i Murrizit në Rrugën e Abrit është në ditët ë fundit para përfundimit të ndërtimit të tij. Punimet janë inspektuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
“Në datën 14 mars do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjithë drejtuesit e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe atë të Dibrës. Ndërkohë po vazhdojmë dhe po punojmë në këto momente me tunelin ndihmës i cili është pjesë e këtij projekti”, njoftoi Balluku.
Ndërpritmi i tunelit hasi në probleme serioze gjatë ndërtimit, por që pas një periudhe të konsiderueshme problemet u zgjidhën
“Bashkë me pranverën, të hapim dhe Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Një nga rrugët të cilat padyshim do të shënojë rritjen ekonomike të të gjithë kësaj zone dhe do të shënojë rritjen e sektorit turistik për zonën e veriut”, nënvizoi Balluku.
Top Channel